Veseli: Besoj që me 26 dhjetor do të konstituohet Kuvendi i ri
BKT
Lajme

Veseli: Besoj që me 26 dhjetor do të konstituohet Kuvendi i ri

Kryetari në largim i Kuvendit, Kadri Veseli, ka mbledhur këtë të mërkurë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

E aty ishte vetëm një pik e rendit të ditës, përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës së shtatë.

“Me datën 26 dhjetor në ora 15:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit. Me këtë datë shpresoj se do të kemi një legjislaturë të mirë të Kuvendit”.

“PDK-ja në këtë legjislaturë do të jetë opozitë. Unë besoj në zotin e në komb”, tha Veseli kur u pyet nëse beson se do të formohet legjislatura e re.


MË SHUME NGA Lajme