Kastrati: “Kura” e Kurtit për shoqërinë më e dëmshme se “sëmundja”
Politologu dhe profesori universitar Ardian Kastrati ka folur për padinë e Albin Kurtit ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Kastrati ka thënë se në mungesë të ofrimit të një modeli qeverisës që do të ofronte ekuilibra real politik, ekonomik e social për shoqërinë kosovare, Kurti po përdorë mitralezin e tij verbal për të ushqyer institnktet e ulëta zgjedhore.
Ja postimi i tij i plotë:
“Kontra sulmi i sotshëm i Kurtit në drejtim të Thacit e Veselit në rastin e " Syrit të Popullit" konfirmon që kura që ai propozon për ndryshimin në këtë shoqeri është më e keqe se vet sëmundja. Në mungesë të ofrimit të një modeli qeverisës që do të ofronte ekuilibra real politik , ekonomik e social për shoqerinë kosovare ( sepse VV ska kapacitete të ofrojë një të tillë), Kurti po përdor mitralezin e tij vërbal për të ushqyer instiktet e ulëta zgjedhore. Thirrja e tij sot për aktakuzë për Thaçin e Veselin (përderisa kemi anëtar të VV që ka qenë pjesë e " Syrit të Popullit") e ka pikërisht këtë objektiv dhe kjo funksionon paralelisht me strategjinë e goditjeve konsistente në drejtim të LDK me qëllim të dezorientimit të LDK dhe provokimit të polarizimeve brenda LDK ( gjë që e ka arritur). Kjo është strategjia e vjetër e Kurtit që shfrytëzon pikat e dobëta të votuesit përmes aktivizimit të narrativave të mëdhaj duke i përdor ato si një " perpetum mobile" për eliminim të kundershtarëve politik. Me këtë model politik nuk ndryshohen përspektivat në këtë shoqëri. Gjuha e tij ishte teknokratike vetëm gjatë fushatës dhe në vend që kjo gjuhë të konkretizohet me një model qeverisës që do t'i rraskapitë narrativat e mëdha, po ndodh e kundërta. Kurti po përdor keto situata jo për të përmirësuar gjendjen e shoqërisë ku qetësia shumicën e kohës gjendët në "paracatemola e bensedina" por për përkthim të situates në vota. Nëse epilogu do jenë zgjedhjet e reja, një gjë është e qartë që ato nuk do jenë në rezonancë me objektivat e miqëve tonë strategjik si SHBA, por ka mundësi të shkaktohet kaos politik që në kuadër të lëvizjeve të reja gjeopolitike në Ballkan i konvenon vetëm Rusisë.”























