Promovohet libri “Suksesi në Shitje”, i trajnerit të shitjes Denis Gafuri
BKT
Kulturë

Promovohet libri “Suksesi në Shitje”, i trajnerit të shitjes Denis Gafuri

Sot është promovuar libri “Suksesi në Shitje”, i autorit Denis Gafuri.

Autori i librit i cili njëherit është edhe trajner i shitjes, ka theksuar se ky libër është rezultat i punës së tij mbi 25 vjeçare në botën e biznesit dhe shitjes.

Ai ndër të tjera ka theksuar se libri i ri është një grumbull praktikash personale, literaturë të lexuar dhe seminare të përcjellura, të cilat janë sjellë në gjuhën shqipe në një mënyrë krejt të veçantë.

“Libri i dedikohet secili person, duke marrë parasysh që në shitje jemi të gjithë, në një formë ose në një tjetër. Ideja është që me ndërtu një raport të afarizmit, ku gjëja e parë është me ndërtuar besimin, pastaj vjen elementi i sigurisë, ku edhe më pas fillon bashkëpunimi në mes akterëve, etj”, ka shtuar Gafuri.

Sipas tij, libri është një përmbledhje, duke filluar prej temës së komunikimit, vendosjes së objektivave personale dhe jetësore.

“Në këtë botim unë i kam vendosur eksperiencat e ndryshme, me të cilat jam ballafaqur gjatë jetës me to, qofshin pozitive ose negative”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se të gjithë të interesuarit librin mund ta gjejnë nëpër të gjitha libraritë e Kosovës, dhe se sipas tij, shitja mund të bëhet edhe online.

Ndryshe, Denis Gafuri është trajner i shitjes dhe organizator i Konventës e menaxherëve të shitjes, e cila këtë vit e ka shënuar edicionin e dytë të saj. 


MË SHUME NGA Kulturë