08:02 / 19.12.2019
Dogana e Kosovës mblodhi mbi një miliard e 120 milionë euro
Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha vlerësoi se ky vit ka qenë i mirë për institucionin i cili është baza kryesore e të hyrave për buxhetin e Kosovës.
Sipas tij dhe pse zgjedhjet që janë mbajtur në këtë vit në Kosovë, ato nuk kanë ndikuar në Doganë.
“Dogana e Kosovës për këtë vit deri më tani ka mbledhur mbi miliard e 120 milionë euro”, tha ai në emisionin “Subvencion”, në RTK.
Sipas tij të hyrat janë më shumë për katër qind.























