Haradinaj: LVV dhe Kurti ka përgjegjësi t’i krijojë institucionet
BKT
Lajme

Haradinaj: LVV dhe Kurti ka përgjegjësi t’i krijojë institucionet

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas takimit me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në vend.

Haradinaj ka thënë se është përgjegjësi e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e fituesit të zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurtit, që të gjej formulat e duhura dhe të krijoj institucionet e vendit.

Ai ka thënë se Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës nuk ka ndonjë pikëpamje për diskutimet e fundit të partive, për çështjen e Presidentit.

“Ne jemi parti opozitare, Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës. Nuk jemi pjesë e bisedave të LDK dhe LVV, barra bie mbi mandatarin të krijojë Qeverinë.

Temat që ndërlidhen më të, gjenden alternativa apo formula. Po flas prej përvojës barra bjen mbi partinë fituese t'i gjejë  formulat e palëve dhe partnerëve.

Aleanca nuk obligohet nga diskutimet e dy partive. Nuk kemi pikëpamje për këtë temë, për çështjen e Presidentit dhe kryeministrit.

Përgjegjësi është e LVV dhe Albin Kurtit me i dhënë epilog formimit të institucioneve. Kuptohet që partnerët kanë kërkesa të ndryshe por, mandatari e ka atë privilegj  të i akomodoj ato”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme