Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për tregun e punës dhe programeve të studimit nga Universiteti, do të flasë i ftuari Ylber Januzaj autor i punimit, ligjërues në Universitetin e Mitrovicës "Isa Boletini".

Po ashtu për hapjen e Fabrikës "Instabuilt", Investimi në Kosovë  si dhe 20 vjetori i themelimit të Kompanisë, do të flasë i ftuari Mentor Pllana themelues dhe drejtor menaxhues i "BP Home Investment".

Për rrjedhat e sportit të vitit 2019, do të flasë Presidenti i Federatës të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Gjatë emisionit do të ketë edhe lidhje direkte nga manifestimi i "Laureatët e vitit 2019".

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme