Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për tregun e punës dhe programeve të studimit nga Universiteti, do të flasë i ftuari Ylber Januzaj autor i punimit, ligjërues në Universitetin e Mitrovicës "Isa Boletini".
Po ashtu për hapjen e Fabrikës "Instabuilt", Investimi në Kosovë si dhe 20 vjetori i themelimit të Kompanisë, do të flasë i ftuari Mentor Pllana themelues dhe drejtor menaxhues i "BP Home Investment".
Për rrjedhat e sportit të vitit 2019, do të flasë Presidenti i Federatës të Kosovës (FFK), Agim Ademi.
Gjatë emisionit do të ketë edhe lidhje direkte nga manifestimi i "Laureatët e vitit 2019".
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























