Qytetarët votuan duke besuar se do të ketë ndryshim të madh
BKT
Lajme

Qytetarët votuan duke besuar se do të ketë ndryshim të madh

RTKlive

Nënkryetarja e AAK-së, njëherit deputete e AAK-së, Teuta Haxhiu tha se kanë punuar për qytetarët gjatë kohës që kanë qenë në qeveri.

Për rezultatin e fundit të zgjedhjeve, Haxhiu tha se nuk kanë pritur që të jetë kështu. “Kemi pritur më shumë, në sondazhe kemi qenë mirë, por rezultati nuk ka qenë i kënaqshëm”, tha ajo në emisionin n’kuvend në RTK.

Ajo ka folur edhe për fitoren që ka dalë e parë, e që sipas saj ajo nuk është parti fituese, por ka dalë e para me vota. Sipas saj edhe në biseda që i ka pasur me qytetarët e Kosovës, ata kanë votuar duke besuar se do të ketë ndryshime të mëdha.

Haxhiu vlerësoi se qeverisja Haradinaj ka pasur shumë suksese, duke veçuar edhe formimin e ushtrisë së Kosovës, ligjin për punëtorët e viteve ’90, punën që është bërë për energjinë, po ashtu edhe vendime të tjera që kanë bërë që të ketë ndryshime të mëdha.


MË SHUME NGA Lajme