Vedat Muriqi, “mbret” i futbollit, Rexha më i miri i elitës
BKT
Sport

Vedat Muriqi, “mbret” i futbollit, Rexha më i miri i elitës

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është zgjedhur lojtari më i mirë i vitit 2019, raporton RTKLive.com.

FFK sonte ka mbajtur gala mbrëmjen për shpalljen e më të mirëve për vitin që është në ikje.

Muriqi ka rrëmbyer çmimin kryesor të kësaj mbrëmje. Muriqi ishte njëri ndër më të merituarit në suksesin e “Dardanëve”.

FFK ka përzgjedhur edhe 11-shen më të mirë të Superligës.

Portier: Visar Bekaj: Mbrojtës: Armend Thaçi, Përparim Islami, Arbër Prekazi, Visar Berisha. Mesfushorë: Albert Dabiqaj, Arb Manaj, Mendurim Hoti, Blend Baftiu, Xhevdet Shabani. Sulmues: Kastriot Rexha ishin 11-sha më e mirë e elitës sonë.

Ndërkaq, sulmuesi Kastriot Rexha është zgjedhur lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës në futboll. Ish-futbollisti i Feronikelit, ka marr epitetin e më të mirit të elitës së futbollit tonë.

Ndërkohë, klubi më i suksesshëm është zgjedhur Feronikeli, skuadër kjo që përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve. Kurse, epitetin e trajnerit më të mirë e ka fituar ish-trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, gjyqtari më i mirë Genc Nuza, skuadra për fer-play u shpall Drenica.

FFK më mirënjohje ka nderuar shumë njerëz që kanë ndihmuar zhvillimin e futbollit.