20:04 / 20.12.2019
Vuçiq pritet me protesta në Tiranë
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë protestuar sonte në Tiranë kundër ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kryeqytetin shqiptar.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë arritur në Tiranë për të qenë të pranishëm në takimin e “mini-shengenit ballkanik”.
LVV në Tiranë paralel me takimin po organizon një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ata kanë dalë me parulla të ndryshme, si “Afrohu atdheut jo Vuçiqit”, “Kombi digjet, qeveritë krihen”, kurse ka edhe të atillë që kanë shkruar deklaratat e Vuçiqit kur mohonte masakrën e Reçakut.
“Rama me Serbinë, Kosova me Shqipërinë”, janë brohoritjet që po dëgjohen në protestën e VV-së në Tiranë./TCH/

























