Deputeti i LDK-së: Ka hapësirë për marrëveshje me Vetëvendosjen
BKT
Lajme

Deputeti i LDK-së: Ka hapësirë për marrëveshje me Vetëvendosjen

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka thënë se nuk ka mbet aq shumë deri në arritjen e një marrëveshje mes tyre dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke hyrë në seancën konstituive të Kuvendit, ai ka theksuar se ka pritur që për sot gjithçka të ishte gati.

“Realiteti është pak më ndryshe, por po shpresoj që do të fillojmë seancën dhe VV të lë hapësirë që të vazhdojnë negociatat. Nuk ka mbet shumë. Mendoj se ka hapësirë për një marrëveshje”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme