Nagavci: Ndër të jem nënkryetare e Kuvendit
BKT
Lajme

Nagavci: Ndër të jem nënkryetare e Kuvendit

Nënkryetarja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka falënderuar deputetët për dhënien e besimit.

Ajo ka thënë se do të jetë krah Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për ta përfaqësuar Vetëvendosjen,.

“Uroj që sa më parë të filloi punën dhe Qeveria Kurti e të ecim para bashkarisht drejt ndryshimeve në të mirë të qytetarëve dhe vendit tonë”, ka thënë Nagavci.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Ju falenderoj përzemërsisht për urimet e shumta me rastin e pranimit të përgjegjësisë së nënkryetares së Kuvendit!

Mirënjohëse pafundësisht për vlerësimin dhe besimin e Kryetarit Kurti dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! që unë të jem në këtë pozitë!

Faleminderit dhe kolegëve deputet që na dhanë besimin duke na votuar!

E nderuar që do të jem në krah të Glauk Konjufcës dhe do të përfaqësojmë LV! në këto pozita të rëndësishme!

Me nder e përkushtim do të angazhohemi në zbatim të obligimeve kushtetutuese, ligjit e rregullores , do të kryesojmë legjislativin në funksion të shtetit të së drejtës, me respekt e efikasitet.

Uroj që sa më parë të filloi punën dhe Qeveria Kurti e të ecim para bashkarisht drejt ndryshimeve në të mirë të qytetarëve dhe vendit tonë.
Shëndet, mbarësi e suksese!


MË SHUME NGA Lajme