FSK nga viti 2021 synon misionet paqeruajtëse
Ministria e Mbrojtjes ka arritur t’i realizojë me sukses objektivat e planifikuara për vitin 2019, dhe synim i këtij institucioni mbetet anëtarësimi në NATO. Pjesëtarët e ushtrisë së Kosovës nga viti 2021 synojnë mbështetjen e partnerëve në misionet paqeruajtëse.
Për sukseset dhe aktivitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot u fol në një konferencë për fund vit të kësaj ministrie.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se ky institucion ka arritur t’i realizojë objektivat e synuara me sukses, madje ka arritur ta ngris edhe nivelin e besimit të komunitetit jo shumicë.
Ai tha se falë rekrutimeve të fundit kanë arritur që ta ngrisin përqindjen e grave dhe komuniteteve jo shumicë në strukturat e FSK-së.
Sipas ministrit në detyrë objektiva strategjike e Forcës së Sigurisë është anëtarësimi në NATO.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama u shpreh se fal bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe angazhimit të pjesëtarëve të FKS-së kanë arritur t’i realizojnë të gjitha objektivat e tyre.
Derisa tha se në FSK shërbejnë 900 djem dhe vajza të reja, Rama u shpreh se do vazhdojnë ta jetësojnë misionin e tyre për mbrojtje dhe të ngrisin kapacitetet e tyre sipas mandatit të ri si ushtri e Kosovës.
Gjenerali Rama tha se janë duke punuar me qëllim që nga viti 2021 pjesëtarët e FKS-së do fillojnë mandatin e tyre paqeruajtës dhe do jenë prezent në të gjitha aktivitete rajonale.
Në këtë vit Forca e Sigurisë së Kosovës këtë vit ka shënuar vitin e parë me misionin dhe mandatin e ri si Ushtri e Kosovës























