Hysen Podrimçaku, kujtohet si patriot i madh e artist i kompletuar
Sharr Travel

Hysen Podrimçaku, kujtohet si patriot i madh e artist i kompletuar

Është mbajtur mbledhje komemorative për jetën dhe veprën e Hysen Podrimçakut, i cili ishte një nga balerinët e gjeneratës së parë të baletit në Kosovë.

Ish-drejtori i teatrit Kombëtar, Ahmet Brahmaj, tha se Hysen Podrimçakaj ka qenë një patriot i madh dhe një artist i kompletuar.

“Më lejoni që në emrin e të gjithëve këtu shokëve, kolegëve t’i ngushëlloj familjen Hyseni për humbjen e hershme babit, axhës, dajës, nipit të ju shpreh ngushëllimet e mia të kolegëve të vjetër e të rinj. Me fol për të nuk e kam lehtë pasi e kemi kaluar femërinë bashkë, rininë dhe u plakëm bashkë. Kemi kaluar në shumë probleme, kënaqësi, rrjedh nga një familje bujare patriotike dhe nuk ka pasur si të jetë ndryshe një patriot i mirë një artis i mirë i cili në këtë teatër ka luajtur në 10 drama profesor i baletit klasik ka qenë një artis i kompletuar”.

Foka Podrimçaku, vajza e të ndjerit, tha se babai i saj gjithmonë i ka frymëzuar me ndjenjën e patriotizmit dhe artit.

“Në emër të familjes ju falënderoj nga zemra që po na gjendeni afër nesh në këto momente të vështira. Ceki gjithmonë në familjen tonë na ka frymëzuar me ndjenjën e patriotizmit e të artit”, tha ajo, raporton EO.

Pajazit Podrimçaku, vëllai i të ndjerit në emër të familjes ngushëlloi miqtë dhe artistët për humbjen e kolegut, mikut të tyre.

“Në emër timin dhe të familjes tonë me pikëllim familjarë, por me mirënjohje ndaj jush marr forcën që  ju falënderohem nga zemra për mirënjohjen tuaj ndaj kolegut tuaj për këtë akademi. Ne jemi të lumtur që me punën e tij jemi të përfaqësuar denjësisht në shtëpinë e madhe të artishtës, më lejoni që në emër të familje të shpreh edhe ngushëllime juve” .

Kreshnik Musolli, ushtrues detyre i drejtorit të baletit të Kosovës në emër të trupës së baletit ngushëlloi familjarët e miqtë dhe u shpreh se si profesor Podrimçaku ishte shumë i afërt me gjithë gjeneratën e re.

“Në emër të baletit të Kosovës ju shpreh ngushëllime, kemi qenë shumë të afër me të dhe e falënderoj nga zemra për qasjen ndaj nesh që e ka pasur neve të rinjve”, tha ai, raporton EO.

Hysen Podrimçaku ishte pjesë e Ansamblit të Trupës së Baletin Kombëtare të Kosovës. Ai i takon gjeneratës së parë të balerinëve kosovare të cilët i vunë themelet e baletit në Kosovë.

Hysen Podrimçaku ka lindur në Novosellë të Pejës më 1953. U shkollua në vendlindje dhe në Shkollën e Baletin në Shkup. I takon gjeneratës së parë të balerinëve me të cilët edhe është formuar Trupa e atëhershme e Baletit të Kosovës, më 1972.

Ka luajtur në shfaqet e BKK-së që nga themelimi e deri në ditët tonë, duke u shquar në shumë prej roleve të interpretuara.

Për shumë vjet ka qenë edhe profesor i baletit në shkollën e baletit në Prishtinë dhe Prizren.