Rregullorja për zgjedhjen e anëtarëve të KGJK vlerësohet joligjore
Platforma e Grupit për Studime Juridike dhe Politike “Drejtësia Sot” reagoi ndaj miratimit të Rregullores së Këshillit Gjyqësor të Kosovës për Procedurën dhe Kriteret e Zgjedhjes së Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga gjyqësori (rregullorja), pasi sipas tyre ajo është nxjerrë në shkelje flagrante të parimeve fundamentale ligjore të përcaktuara më Ligjin Nr.06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës (Ligji për KGjK).
Platforma e Grupit për Studime Juridike dhe Politike “Drejtësia Sot” reagoi ndaj miratimit të Rregullores së Këshillit Gjyqësor të Kosovës për Procedurën dhe Kriteret e Zgjedhjes së Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga gjyqësori (rregullorja), pasi sipas tyre ajo është nxjerrë në shkelje flagrante të parimeve fundamentale ligjore të përcaktuara më Ligjin Nr.06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës (Ligji për KGjK).
GLPS thotë se mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të KGjK-së është e rregulluar me nenin 8 të Ligjit për KGJK-në, ku edhe mbështetet Rregullorja në fjalë, mirëpo Nenet 8, 9, 10 dhe 11 të saj nuk përputhen me qëllimin e përcaktuar në ligj. Sipas tyre, të njëjtat përcaktojnë që nëse një gjykatë themelore ka një përfaqësues në KGjK, ajo nuk mund të nominojë një tjetër, kufizim ky që është në shpërputhje me formatin e përcaktuar me ligj, i cili u referohet gjykatave themelore si bazë nominuese e jo si një konstituencë përfaqësimi.
“Sistemi gjyqësor nuk është një elektorat politik, ku gjykatat përfaqësohen në KGjK për t’i mbrojtur interesat e tyre; përkundrazi, kur ligji i referohet Gjyqësorit, dhe gjykatave themelore, e bën atë për qëllim të parcializimit të procesit të nominimit, dhe garacionit që ai nuk shpërdorohet nga një gjykatë e vetme dhe nuk kontrollohet nga një e më shumë kryetarë gjykatash, duke e ndarë atë nëpër ‘terrene ndikimi’”, thuhet në komunikatë.
Së dyti – vijon komunikata- nenet 8, 9, 10 dhe 11 parashohin parcializim të procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjyqësorit në KGjK. Sipas tyre, ky parcializim është bërë me qëllim të kontrollit të kandidaturave përmes dy proceseve të emërimi: votimit të nominimeve nëpër gjykata, dhe vetëm pasi ato të kalojnë atë fazë, vihen në disponim për votim të tërë Gjyqësorit.
“Ne vlerësojmë që një gjë e tillë është në shpërputhje të plotë me parimin e votës së lirë të instaluar në nenin 8 të Ligjit, e cila nënkupton që kushdo ka të drejtë të jetë i nominuar dhe të nominohet, dhe një nominim i tillë t’i vihen në votim tërë Gjyqësorit; pa asnjë procedure filtrimi nëpër gjykata, gjë që e bën plotësisht të kontrollueshëm votën, dhe përmes kësaj, e lidh autoritetin e kryetarit të gjykatës me anëtarin e gjykatës së tij në KGjK”, thuhet në komunikatë.
Së treti – numërohet në komunikatë - nenet 8, 9, 10 dhe 11 kufizojnë të drejtën për t’u zgjedhur në kundërshtim me parimin e votës së barabartë të secilit gjyqtar të gjyqësorit.
“Nenit 8 i Ligjit, i referohet vetëm bazës statusore të gjyqtarit të nominuar/kandiduar, e kurrsesi të drejtës së atyre gjykatave për t’i zgjedhur anëtarët e tyre në KGjK. Neni 8 nuk njeh ‘gjykatat’ por ‘Gjyqësorin’ si trupë unike votuese, dhe kjo me qëllim që të pamundësojë kontrollin e kandidaturave, dhe t’i zhbëj lidhjet ndërmjet kryetarëve të gjykatave, dhe anëtarëve të KGjK që vijnë nga Gjyqësori. Një zinxhir i tillë është problem serioz në funksionimin e sotshëm të KGjK-së, prandaj edhe duhet ndjekur qëllimi legjitim që ka përcaktuar vet Ligji”, vijon komunikata.
GLPS i kërkon KGjK-së që t’i marrë parasysh komentet dhe rekomandimet e ofruara dhe të anulojë Rregulloren në fjalë dhe ta sjellë atë në përputhje me standardin e vendosur përmes Ligjit për KGjK-në. Pasi cilido variant tjetër i cili nuk përmbush standardet e përcaktuara me këtë ligj, është standard jo-ligjor të cilën KGjK nuk duhet në asnjë situatë ta lejojë.























