Ministri Gashi e ngushëllon familjen Kaçinari
Sharr Travel

Ministri Gashi e ngushëllon familjen Kaçinari

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi e ka ngushëlluar familjen Kaçinari, me rastin e ndarjes nga jeta të kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Gjergj Kaçinari.

Ngushëllimi i ministrit Gashi:  

E nderuara familja Kaçinari, Lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, njëkohësisht kompozitorit , të mirënjohur shqiptar, e morëm me pikëllim të madh. Gjergji u nda nga kjo jetë për të lënë pas vetes vepra të shumta dhe me vlerë. Krijimtaria dhe  produktiviteti i punës së tij do të mbeten të paharruara  për të gjithë ne. Realizimet e tij kanë begatuar thesarin e muzikës argëtuese, klasike dhe asaj të filmit e teatrit shqiptar në Kosovë.

Me punën dhe kontributin e tij ai ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur, sidomos atyre në botën e muzikës. Ai mbetet një nga artistët që ka bërë përmbledhje të ndryshme të folklorit dhe i ka pasqyruar ato në drejtime tjera të muzikës. Përpos kësaj këto përmbledhje i ka artikuluar edhe në libra të ndryshëm.  Ne e kujtojmë me respekt angazhimin e tij të çmuar që ka dhënë në fushën e muzikës. Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Gjergj Kaçinari.