Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirë të parë do të jenë Linda Grapci Kotoi bashkautorë si dhe Halil Ibrahimi bashkautor, të cilët do të flasin më shumë rreth "Libri i Kuq i Faunës së Kosovës"

Po ashtu sot mbahet shfaqja "Erveheja" në Teatrin Kombëtar, rreth kësaj shfaqje do të flasë e Drita Begolli regjisore.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së


MË SHUME NGA Lajme