Zbulohet data e debutimit të dytë të Ibrahimovic me Milan
BKT
Sport

Zbulohet data e debutimit të dytë të Ibrahimovic me Milan

Zlatan Ibrahimovic është lojtari i parë që ka arritur marrëveshje me Milan, për merkaton e dimrit.

Ibrahimovic do të kthehet për një aventurë të dytë me skuadrën ‘Rosoneri’, pas aventurës së tij me LA Galaxy.

Ylli suedez ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Tifozët e Milan po e presin me padurim debutimin e tij.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se 6 janari pritet të jetë data kur Ibra do të debutojë, transmeton lajmi.net.

Milan do të ketë përballë skuadrën e Sampdoria në këtë datë. Ibrahimovic pritet të jetë një shtysë e madhe për skuadrën ‘kuq e zi’.