23:04 / 28.12.2019
Flet anëtari i Nismës që përmendi vrasjen e Kurtit, kërkon falje publike
Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate publikoi një shkrim për kryetarin e VV-së, Albin Kurtin ku ka kërkuar falje publike.
Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruante se lideri i VV-së, Albin Kurti i ka dy zgjidhje, “ose ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”.
E për këtë ai ka thënë se ishte gabim teknik, duke shtuar se mediat e kanë marrë postimin e tij pa leje.
Për këtë, ai ka kërkuar falje publike.
Postimi i tij:
Eshte nje gabim tekenik i imi, ku mediat pa me pyt mua e kan shpernda kete shkrim!
Kerkoj falje publike.
Dhe nuk ka qendrim te subjktit qe i takoj.
























