Profesori amerikan,Kurtit:Takoje Thaçin e formoje qeverinë, s’je më opozitë
Dy herë u ftua nga presidenti Thaçi për t’u mandatuar për krijimin e Qeverisë.
Por, Kurti ka refuzuar dy takimet e ftuara nga Presidenti i vendit.
Mirëpo gjatë ditës së djeshme kur edhe u ftua nga Thaçi, Kurti ishte në Prishtinë, e madje mbajti një koktej të fundvitit me gazetarët.
E sipas profesorit amerikan, Alon Ben Meir, Kurti duhet t’i shkojë në takim Thaçit.
Sipas tij, Kurti duhet ta kuptojë që ka fituar zgjedhjet, dhe se nuk duhet të vazhdojë të sillet si opozitë.
Ai ka bërë thirrje Kurtit që të procedojë sa më shpejtë që të jetë e mundur me formimin e institucioneve.
“Kurti duhet ta takojë presidentin Thaçi, dhe të vazhdojë me procedurat për formimin e Qeverisë. Njerëzit votuan për të që të bëj ndryshim, dhe jo që të sillet si të jetë në opozitë”, ka shkruajtur në Twitter, Alon Ben Meir.























