Haradinaj: Agjenda e Kurtit ta djegë LDK-në
BKT
Lajme

Haradinaj: Agjenda e Kurtit ta djegë LDK-në

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se qëllimi i Albin Kurtit është që ta djegë politikisht LDK-në.

Kurti ka folur në "Debat" te RTK. 

“Koncepti Kurti është mashtrim. Ai kështu e ka mbajtur vjerrë LDK-në edhe para zgjedhjeve, derisa e ka djegë. Kështu është duke e mbajtur vjerrë LDK-në edhe tash. Kjo është agjenda e tij. Unë jam i bindur që ai për pak përqindje e çon Kosovën prapë në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.  

Haradinaj ka thënë se ai është duke e endur LDK-në dhe qytetarët e Kosovës nuk duhet lejuar që një gjë të tillë ta bëjë edhe me vendin.

"Interesi është që Qeveria Kurti të formohet sa më shpejtë", ka thënë Haradinaj. 

 


MË SHUME NGA Lajme