Zyrtari i VV-së: Ka opsione të reja në tavolinë
BKT
Lajme

Zyrtari i VV-së: Ka opsione të reja në tavolinë

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, duke komentuar për negociatat me LDK-në, ka thënë se ka opsione të reja në tavolinë.

“Portalet menjëherë fillojnë me spekulime pa lidhje. Gazetaria dhe spekulimi janë gjëra të ndryshme. Rrenat nuk janë lajm. Bisedimet mes LV e LDK janë duke u zhvilluar, intensive si kurrë më parë. Ka opsione të reja në tavolinë, ka edhe lëvizje, por ende nuk ka marrëveshje. Do të marrë kohën e vet marrëveshja, sepse ne nuk dëshirojmë marrëveshje të padrejtë. Kur s’keni çfarë bëni, lexoni letërsi ose shihni ndonjë film, siç bëj unë. S’ka nevojë për fake neës”, ka shkruar Zaimi.


MË SHUME NGA Lajme