Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Lorik Sylejmani artist vizual, kurator i cili do të flasë për ekspozitën " Nuk ka asgjë, më shumë se kjo"

Për kundërshtimin e zhbërjes së MKRS-së si dhe për rrugëtimin e filmit "Cirku fluturues' në festivale botërore do të flasë i ftuari Fatos Berisha anëtar i bordit, Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës – RRIPAK regjisor.

Si dhe në një lidhje direkte nga Pallati i sporteve do të jetë Valon Nikqi sekretar i përgjithshëm i FVK-së, i cili flet për nisjen  e U20 Kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme