Radio Portreti për Shyhrete Behlulin
Sharr Travel

Radio Portreti për Shyhrete Behlulin

Kënga është emir I saj, identitieti I saj. Ajo ka disa dekada në skenë dhe gjithnjë është e dashur dhe e popullarizuar. E lindur në Mushitisht të Suharekës. Në familjen e saj muzika është kultivuar me gjenerata. Gjyshja, babai, por edhe nëna e saj e kanë dashur këngën.

Shyhretja pra, sikur ka lindur me këngën. As ajo vet nuk e mban mend kur saktësisht ka filluar të këndojë por paraqitjen e parë para publikut e kujton si sot! Ishte 11 vjece kur mori përsiper t’i dal zot këngës “Cuca e maleve”. Ishte sfidë për Shyhreten dhe befasi e këndshme për publikun.

Më pas kanë vazhduar parqitjet nëpër programe të ndryshme edhe jasht shkollës por edhe nëpër koncertet që organizoheshin nga komuna e Suharekes. Dhuntinë e të kënduarit sic u tha më lart e trashëgoi nga familjarët e saj.

Por, siç kujton sot Shyhretja, edhe më vonë në kohën e saj, në kohën e gjeneratës së saj, kishte jo pak paragjykime për daljet në skenë të një vajze fshati.

Pengesë nuk ishte vetëm ajo kohë me plotë pargjykime, por edhe obligimet që I jepeshin nga familja, sidomos nga gjyshja e cila I jepte detyra të cilat e pengonin për t’I kushtuar kohën e duhuru provave.

Shyhretja, ndjeu obligim të vecantë ndaj babait për të përfunduar studimet në fakultetin e edukimit. Ai e kishte këtë dëshirë dhe ia kërkonte me ngulm Shyhretes. Por dashuria e saj e vëretetë ishte dhe mbeti kënga, vokacioni dhe pasioni I saj I vetëm…

Ju ftojmë ta ndiqni këtë radioportret për Shyhrete Behlulin e cila sot feston ditëlindjen!

 

 

 

Autor: Flora Durmishi