Atalanta e ndal Interin
BKT
Sport

Atalanta e ndal Interin

Intrei është ndalur sonte nga Atalanta në ndeshjen e zhvilluar në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar në xhiron e 19-të në “Inter arena”, ishte shumë interesante, pasi Interi që po lufton për pozitën e parë në Serie A, është ndalur nga Atalanta që këtë stinor po tregon rezultate të mira.

Interi kaloi herët në epërsi me golin e shënuar nga Lautaro Martinez (4’), por kjo epërsi nuk vazhdoi deri në fund të takimit, pasi Atalanta barazoi për rezultatin 1-1, përmes Robin Gosens (75’). Me këtë rezultat përfundoi takimi, transmeton KosovaPress.

Interi mban pozitën e parë me 46 pikë, një më shumë se Juventusi që është i dyti, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Atalanta është e katërta me 35 pikë.