21:34 / 16.01.2020
Mustafa: LDK-ja ishte e interesuar për postin e Kryetarit të Kuvendit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij ishte e interesuar për të pasur postin e Kryetarit të Kuvendit, por atë e mori për vete Lëvizja Vetëvendosje.
Mustafa ka folur të enjten në “Debat” te RTK.
“Unë mund t’iu siguoj që LDK-së i ka interesuar posti i Kryetarit të Kuvendit. Sepse LDK-ja është ndjekur nga parimi që edhe LDK-ja duhet ta ketë një pozitë përfaqësuese derisa të vjen posti i presidentit”, ka thënë Mustafa. “Nga e drejta që me njëzet e tetë deputetë të kihen të gjitha postet? As në monizëm nuk funksionon kështu. As ne e as Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të lejojmë që apetite të tilla ta ndalin marrëveshjen”.























