​Lazio e shkatërron Sampdorian
BKT
Sport

​Lazio e shkatërron Sampdorian

Lazio ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e zhvilluar sot ndaj Sampdorias.

Takimi i zhvilluar në xhiron e 19-të në Serie A, i ka takuar tërësisht Lazios, që në fund është mbyllur me rezultat 5-1.

Klubi i dy përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Kosovës, Shtrakosha dhe Berisha, e kontrolloi tërësisht lojën, duke arkëtuar tre pikë shumë te vlefshme në garën për titullin e kampionit italian.

Lazio renditet në pozitën e tretë, me tri pikë më pak se Juventusi që ka pozitën e parë.