Dekretimi për mandatar, Kurti nuk shkon te Thaçi
BKT
Lajme

Dekretimi për mandatar, Kurti nuk shkon te Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh pretendenti për kryeministër, Albin Kurti i është përgjigjur negativisht ftesës së sotme të presidentit Hashim Thaçi për të dekretuar si mandatar për kryeministër.

I pari i vendit, pas dorëzimit të mandatarit mëngjesin e sotëm për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, përmes një letre e ka ftuar Kurtin që në orën 12:00 të ditës sotme të dekretojë atë si mandatar për shefin e ekzekutivit.

Por ka kaluar ora 12:00, dhe Kurti ende nuk është shfaqur në ambientet e Zyrës së Presidencës. 


MË SHUME NGA Lajme