10:31 / 21.01.2020
Barcelona futet në garë për Timo Werner
Barcelona është në kërkim të një zëvendësuesi për sulmuesin uruguaian Surez, i cili pritet të mungojë për një kohë të gjatë pas operimit që bëri ditë më parë.
Sipas mediave spanjolle Blaugranët tanimë kanë filluar interesimin për sulmuesin e Leipzigut, Timo Werner.
Werner është duke kaluar në një formë të lartë, ku në Bundesligë këtë sezon ka arritur të shënojë gjithsej 20 gola në 18 ndeshje.
Kujtojmë që për lojtarin të interesuar më parë kanë qenë skuadra të mëdha evropiane si Liverpool, Chelsea dhe Real Madrid.























