Osmani: Qeveria e re duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar
BKT
Lajme

Osmani: Qeveria e re duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sot ka pasur kënaqësinë që ta pret në takim të dërguarin e Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell.

Ajo ka thënë se zhvillimi ekonomik dhe perspektiva për rininë në Kosovë duhet të jenë parime udhërrëfyese për hapat që ndërmarrim, qoftë në raporte të brendshme, qoftë në ato me fqinjët.

“Shpresoj të thellojmë bashkëpunimin me Ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me 6 tetor”.

 


MË SHUME NGA Lajme