Grenell: Arrihet marrëveshje në parim me Kosovën e Serbinë për hekurudhat

Grenell: Arrihet marrëveshje në parim me Kosovën e Serbinë për hekurudhat

Pas dakordimit që në mes të Kosovë e Serbisë të ketë një lonjë ajrore, emisari amerikan në bisedimet Kosovë -Serbi ka bërë me dije në Beograd se ka arritur t’i bindë palët që të bëjnë marrëveshje edhe për hekurudhat.

Gjatë takimit me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, Grenell ka thënë se marrëveshja për hekurudhat është arritur në parim.

“Ejani të ulemi dhe të bëjmë marrëveshje për hekurudhat” ,ka thënë Grenell.

Vuçiq duke kërkuar heqjen e taksës ka thënë se një marrëveshje për hekurudhat nuk ka kuptim nëse nuk ka mallra në trena. Ndërsa ka thënë se Serbia është e gati për të punuar në ndërtimin e autostradës në drejtim të Kosovës.

 

 

 


MË SHUME NGA Aktuale