Haaland thyen rekordin në Bundesliga, me dygolëshin kundër Koln
BKT
Sport

Haaland thyen rekordin në Bundesliga, me dygolëshin kundër Koln

Erling Haaland po vazhdon me formën e tij të lartë.

Edhe pas transferimit në Bundesliga, Haaland ka vazhduar me formën e tij të jashtëzakonshme, duke ndihmuar Dortmundin për fitoren, në dy ndeshjet e fundit të skuadrës, që ishin të parat për norvegjezin, me fanellën ‘verdh e zi’.

Me dy golat e shënuar mbrëmë, Haaland është kujdesur që të vendos një rekord të ri në kampionatin elitar gjerman.

Haaland është lojtari i parë që ka shënuar pesë gola në dy ndeshjet e para në Bundesliga, përcjell lajmi.net.

Norvegjezi ka gjetur këto pesë gola në vetëm 57 minuta, që do të thotë se ai numëron 7.9 gola për 90 minuta, me Dortmund.