Barcelona bie në “Mestalla”
BKT
Sport

Barcelona bie në “Mestalla”

Valencia ka triumfuar në derbin e kësaj fundjave në La Liga, duke mundur Barcelonën, me rezultat 2-0, pas 13-të vitesh në “Mestalla”.

Skuadra e Valencias është shfaqur ekip i frikshëm përball kampionëve në fuqi të Spanjës.

Futbollistët e Valencias të motivuar për fitore e nisen duelin kundër “blaugranave”, këta të fundit assesi nuk ia dolën të gjejnë lojën e tyre, edhe pse shumicën e lojës kishin dominimin e topit, sidomos në pjesën e dytë, por pa mundur të qojnë të paktën një herë topin në rrjetë.

Alba (48’, autogol) dhe Gomez (77’), u përkujdesën për fitoren e skuadrës nga Mestalla.

Nikoqirët kanë mundur të shënojnë fitore edhe më të thellë, por që Gomez dështoi nga pika e bardhë në pjesën e dytë, derisa një tjetër gol i Valencias u anulua nga VAR, transmeton Scanner.

Edhe pas kësaj humbje, Barcelona mbetet në krye të tabelës me 43 pikë, aq sa ka edhe Real Madrid që nesër luan në udhëtim tek Valladolid, kurse, Valencia tani ngjitët në pozitën e pestë me 34 pikë të grumbulluara.