Ëndrra e Interit quhet Messi
BKT
Sport

Ëndrra e Interit quhet Messi

Që nga koha e ish-presidentit të Interit, Massimo Moratti, “Nerazzurrët” kanë ëndërruar transferimin e Lionel Messit, i cili i ka qëndruar besnik Barcelonës për gjithë këto vite, raportojnë mediat italiane.

Një karrierë e jashtëzakonshme e argjentinasit tek “Blaugranat”, duke u bërë njëri ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Messi me katalonasit mbyll kontratën në vitin 2021, dhe “pleshti” mund të largohet nga “Camp Nou” më parametra zëro, shkruan Scanner.

Ylli argjentinas, i cili këtë sezon të garave, ka shënuar 17 gola dhe 9 asistime, e ardhmja e tij është e pasigurt, dhe këtë situate te argjentinasit, siç raportojnë mediat italiane, internistët janë duke e monitoruar më kujdes duke ëndërruar që Messin një ditë, e ndoshta jo më larg së në verën që vjen, ta sjellin në “San Siro”.

Mbetet të shihet nëse do të realizohet ëndrra e tifozëve të Interit, njëri ndër klubet me më nam në Itali.