Shkodra: Shqiptarët të vetmit në botë që i mbrojtën hebrenjtë
BKT
Lajme

Shkodra: Shqiptarët të vetmit në botë që i mbrojtën hebrenjtë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, ku përkujtohen miliona viktima të gjenocidit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ruzhdi Shkodra, kryetar i Bashkësisë Hebreje "Bet Israel Kosova", tha se me rastin e ditës ndërkombëtare përkujtimore të Holokaustit në Kosovë do të ketë disa aktivitete në nderim të atyre që u vranë.

" Kontributi i shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve është shumë i madh dhe kjo vlerësohet nga Izraeli" , tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK),

Sipas tij gjashtë milionë hebrenj u vranë në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre.   


MË SHUME NGA Lajme