Pacolli përkujton viktimat e Holokaustit

Pacolli përkujton viktimat e Holokaustit

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit, ka përkujtuar miliona viktima të pafajshme të Holokaustit në të gjithë Evropën.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se shqiptarët janë krenarë që kanë ndihmuar hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore për t’i shpëtuar të keqes përmes besës sonë.

“Ne duhet të synojmë që asnjëherë të mos ndodhin krime të tilla dhe gjithmonë besën tonë për njerëzimin. Në këtë ditë mendimet tona janë për viktimat e krimeve masive në Kosovë dhe më gjerë”, ka shkruar Pacolli.


MË SHUME NGA Aktuale