Kurti e Mustafa thonë se s`ka marrëveshje, por nuk shuajnë gjasat
BKT
Lajme

Kurti e Mustafa thonë se s`ka marrëveshje, por nuk shuajnë gjasat

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thenë se partia e tij vazhdon të mendojë se marrëveshja e koalicionit duhet të jetë e balancuar Ai ka thëne se mbeten të hapur për arritjen e marrëveshjes.

Mustafa ka folur pas mbarimit të takimit të të martës.

“Informuan ambasadorët e QUINT-it, sepse ata kishin ardhur për t’u informuar, jo për të ndërmjetësuar”, ka thënë Mustafa.

Ai thotë se partia e tij është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje kurdo që VV e pranon ofertën e saj.

“Si LDK jemi të bindur që zgjidhja që e kemi ofruar.. e balancon besimin e qytetarëve që e kemi marrë nga qytetarët. Jemi të hapur nëse VV-ja i pranon kushtet e tona për qeverisje, ne në çdo moment jemi të gatshëm të lidhim një marrëveshje”, tha Mustafa pas takimit.

Nderkohë Albin Kurti ka thënë se duhet të këtë përafrim te dyanshëm për të arritur marrëvëshjen e jo përafrim te njëanshem. Sipas tij ka shpresë që me vullnet të mirë të arrihet marrëvëshja. Populli e ka thënë fjalën e vet. Interesimi dhe gatishmëria ime ka qenë shumë e madhe. Na ka ngelur vetëm një javë kohë. Pa rezerva dhe me punë të palodhshme kam qenë i hapur për marrëveshje, por nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm. Për koalicion, afrimi duhet të jetë i dyanshëm”, është shprehur Kurti para mediave, duke theksuar se me vullnet marrëveshja mund të arrihet.

 


MË SHUME NGA Lajme