​​Tërmet në Tiranë, ndjehet edhe në Prishtinë
BKT
Lajme

​​Tërmet në Tiranë, ndjehet edhe në Prishtinë

Tirana është goditur nga një tërmet i fuqishëm.

Mediat nga Tirana raportojnë se tërmeti ka qenë i fuqishëm, ndërsa është pasur edhe nga një pasgoditje tjetër.

Tërmeti është ndjerë edhe në Prishtinë dhe qytete tjera të Kosovës.

Tërmeti ka sjellë panik në Tiranë e Durrës.

Lëkundjet nisën të lehta dhe me shpejtësi u intensifikuan. Vala pushoi dhe rinisi sërish me një shkundje të fundit të fortë. Sipas të dhënave të deritanishme, epiqendra e tërmetit ka qenë në Hamallajt të Durrësit.

Lëkundjet e vazhdueshme kanë sjellë panik në Tiranë dhe Durrës, duke u rikujtuar qytetarëve tmerrin e 26 nëntorit. Në rrugët e kryeqytetit dhe Durrësit të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë lënë shtëpitë. Deri më tani nuk ka të dhëna apo raportime të autoriteteve për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.


MË SHUME NGA Lajme