Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Nesër e (premte) promovohet kalendari "Zonjat Që Bëjnë Shqiptarinë 2020", që do të flasë rreth promovimit e ftuara Flora Nikolla, drejtoreshë e organizatës "Albanian excellence".

Po ashtu mysafir do të jetë Bernard Nikaj, ambasador i Kosovës në Belgjikë dhe Luksemburg i cili flet për temën "Mbretëria e Bashkuar largohet nga Bashkimi Evropian".

Ndërsa në një lidhje direkte nga Rahoveci do të flitet për prodhimin e verës.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme