Chelsea kërkon sulmues, Armando Broja gati të bëjë hapin e madh në karrierë
BKT
Sport

Chelsea kërkon sulmues, Armando Broja gati të bëjë hapin e madh në karrierë

Armando Broja është gati të bëjë kapërcimin e madh në karrierën e tij.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare po shkëlqen në këtë sezon me skuadrat e moshave të Chelsea, ndërsa tani pret ftesën e Frank Lampard për t’u bërë pjesë e ekipit të parë. Në favor të talentit kuqezi është situata që po kalojnë Blutë e Londrës.

Në kërkim të një sulmuesi, Chelsea nuk ka gjetur profilin e duhur në tregun e transferimeve, transmeton BW.

Për këtë arsye, Lampard mund ta gjejë atë brenda shtëpisë. Trajneri, i cili në këtë sezon ka besuar shumë te të rinjtë mund t’i japë një shans Brojas, i cili me paraqitjet dhe golat ka bindur të gjithë për kualitetin e tij teknik.