Zyrtare, Paco Alcacer zgjedh Villarealin
BKT
Sport

Zyrtare, Paco Alcacer zgjedh Villarealin

Edhe zyrtarisht sulmuesi i Borussia Dortmundit, Paco Alcacer është rikthyer në La Ligë.

Alcacer është transferuar tek skuadra e njohur spanjolle, Villareal. Është klubi gjerman, Borussia Dortmund që ka konfirmuar transferimin e spanjollit tek Villareal.

Alcacer me skuadrën spanjolle, ka firmosur kontratë pesëvjeçare. Sulmuesi spanjoll më parë ka luajtur edhe për Valencian dhe Barcelonën.