AKR paralajmëron ndarje nga Nisma në Kuvend
BKT
Lajme

AKR paralajmëron ndarje nga Nisma në Kuvend

Nga Nisma Socialdemokrate, i sapozgjedhuri në postin e shefit të Grupit Parlamentar, Haxhi Shala, ka thënë se së shpejti do të deklarohet për situatën se çfarë ka ndodhur.

Sipas partisë së Behgjet Pacollit, vendimi për t’u bërë Shala shef i Grupit Parlamentar, u bë pa u konsultuar me ta.

Nga AKR kanë thënë se Grupi Parlamentar bashkë me Nismës ende nuk është formuar për shkak se tre deputetët, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Endrit Shala nuk janë regjistruar si deputetë pasi kanë poste qeveritare.

Po ashtu, Jetlir Zyberaj nga AKR, ka shkruar në Facebook se bashkëpunimi me Nismën në Kuvend pas këtij vendimi, do të shqyrtohet.


MË SHUME NGA Lajme