15:46 / 31.01.2020
Hapet Katedra e Albanologjisë në Çikago
Në Universitetin DePaul në Çikago, tani do të mund të studiohet edhe në katedrën e Albanologjisë ”Hidai Bregu”.
Emrin katedra e ka marrë përshkak të Hidai Edy Bregut, mërgimtarit shqiptar në amerikë që dhuroi 5 milionë dollarë si donacion që të hapej kjo katedër.
Katedra e drejtuar nga profesor Gazmend Kapllani, që më parë kishte shërbyer si hulumtues e ligjërues në Emerson College dhe në Brown University, do të ketë fokus të gjitha studimet albanologjike duke iflluar nga arkeologjia, deri te gjuhësia dhe letërsia.
Ndonëse fokusi i kësaj katedre, sipas profesor Kapllanit, do të jenë studentët me prejardhje shqiptare, synimi është që t’i flitet një audience globale.
Katedra do të pranojë studentët e parë këtë vit.























