Organizohet për të dytën herë ora letrare `Republika`
Më 13 shkurt në kinemanë “Armata”, në orën 17:00, do të mbahet ora letrare “Republika”. I organizuar nga OJQ-ja “Social Creativity”, ky manifestim këtë vit shënon edicionin e dytë dhe mëton të jetë tradicional, duke u zgjeruar tutje si koncept dhe format. Kësaj radhe 12 poetë do të lexojnë në shënim të 12-vjetorit të Pavarësisë.
"Republika” do të flasë përmes vargjeve të poetëve: Primo Shllaku, Sali Bashota, Dije Demiri Frangu, Ilire Zajmi, Donika Dabishevci, Naime Beqiraj, Besnik Camaj, Halil Matoshi, Ilaz Hysaj, Vlora Konushevci, Sibel Halimi dhe Donart Rexhbogaj”, bën të ditur organizatorja Vlora Ademi.
Leximet do të përcjillen me tinguj të okarinës nga mjeshtri i madh dhe i vetmi i veglave muzikore me frymë, Shaqir Hoti.
Manifestimi mbështetet nga Komuna e Prishtinës, ndërsa sponsor medial është portali për kulturë, letërsi e art “ObserverKult”. Zëri























