Kryeziu:Komunitetet pakicë i kanë rritur kërkesat për pjesëmarrje në qeveri
Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të votuar qeverinë e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje-Lidhja Demokratike e Kosovës, koalicion ky që u arrit pas katër muaj negociatash.
Seanca do të mbahet më 3 shkurt 2020, në orën 11:00, me të vetmen pikë të rendit të ditës: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) Ismet Kryeziu, vlerësoi e edhe pse ka pasur vonesa për disa muaj që të krijohet qeveria e re, është në bazë të kushtetutës.
Për seancën e sotme, Kryeziu beson se dy partitë VV-LDK, i kanë bërë përgatitjet për sot. “Kemi në një anë deputetët e Listës Serbe të cilët kanë thënë se nuk do ta votojnë qeverinë e re, po ashtu edhe deputetët e komunitetet e tjera për të cilat nuk kam informacion si do të veprojnë”, tha ai.
Sipas tij sot do të hyjmë në një fazë të re. “Kosova duhet të ec drejt demokracisë së qëndrueshme”, tha ai.
Për Listën Serbe, vlerësoi se ata gjithherë kanë vepruar kështu duke tentuar në prolongim.























