12:38 / 03.02.2020
Arben Gashi bën thirrje për votimin e Qeverisë Kurti
Deputeti Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se programi i hartuar nga dy partitë që kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje është i dakorduar.
Në emër të deputetëve të partisë që i takon, ai bëri thirrje që të mbështetet Qeveria Kurti me votë, pasi sipas tij sot po fillon një epokë e re si rezultat i një bashkëpunimi mes dy partive.
Në seancën e sotme ku pritet të votohet ekzekutivi i ri, deputeti Gashi tha se nga sot do të fillojë një fazë e re e qeverisjes.
Deputeti Gashi tha se në zgjedhjet e 6 tetorit ka pasur një pjesëmarrje historike, e që sipas tij tregon vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Ai tha se LDK është partia e parë që mori pjesë në zgjedhje me kandidate -femër.























