Shala: VV-ja dikur ishte ‘jo negociata, vetëvendosje’ - çka sot Albin?
BKT
Lajme

Shala: VV-ja dikur ishte ‘jo negociata, vetëvendosje’ - çka sot Albin?

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, tha se pret shumë nga qeveria e Albin Kurtin duke e quajtur këtë të fundit si simbol të hipokrizisë politike.

(E plot♪7suar) Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, tha se nuk pret shumë nga qeveria e Albin Kurtit duke e quajtur këtë të fundit si simbol të hipokrizisë politike.

Ai tha se ky koalicion do të mbahet mend si një koalicion për një marrëveshje të shpejtë për program dhe të tej zgjatur për pozita.

Sipas tij, Kurti që kur ka filluar të merret me politikë ndryshe ka thënë, ndryshe ka menduar dhe ndryshe ka vepruar.

“Kosovën e presin sfida, andaj kjo qeveri edhe pse e vonuar është e mirëseardhur pas një seriali me shumë episode nga Kuvendi ku po ndajnë pazare në mes dy partive të para. Të paktën nga sot qytetarët nuk janë të obliguar të dëgjojnë ofendimet e  juaja ndaj njëri-tjetrit, por të shohim nga tani punën e juaj dhe të gjykojnë ata. Patjetër që kjo qeveri do të mbahet mend për marrëveshje të shpejta të programeve dhe stërzgjatjen e marrëveshjeve për pozita”, tha Shala.

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, po ashtu tha se kur VV-ja u themelua absolute e asaj ishte “jo negociata, vetëvendosje”, ndërsa e ka pyetur se çfarë ka ndodhur sot.

“Personalisht pres pak nga kryeministër që lirshëm mund të quhet simbol I hipokrizisë politike. Në vitin 2004, kur VV-ja u themelua absolute e asaj ishte ‘jo negociata, vetëvendosje’. Çka sot Albin? At kohë kur po bëhej përgatitja e negociatave të Vjenës, por edhe për zgjidhjen e statusit të Kosovës, , shoku Albin thrriste për bojkotim të këtyre bisedimeve. Sot të gjithë pajtohem se pavarësia e Kosovës ishte rezultat im atyre bisedimeve dhe nëse atëherë do të dëgjonim ty Albin, ndoshta as shtetin s’do ta kishim. Sot në 2020, kemi një status tjetër, kemi negociata të nivelit tjetër, ndërsa rëndësia e kësaj faze të negociatave. Nëse dikur thirrte për protesta të përgjakshme, ku fatkeqësisht humbën jetën dy të rinj për ndalen e bisedimeve me Serbinë, çka do të bëni tani si kryeministër në negociatat e reja?”, pyeti Shala.


MË SHUME NGA Lajme