Ismaili: Konjufca, valutë për transaksione politike
BKT
Lajme

Ismaili: Konjufca, valutë për transaksione politike

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, e ka kritikuar Albin Kurtin për qëndrimet e tij rreth Listës Serbe.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili,  gjatë fjalimi të tij në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë Glauk Konjufcën valutë për transaksione politike.

Ai më tej tha se të gjitha parimet janë shkelur nga LDK dhe LVV.

“Me datë 12.11.2019, Vetëvendosja u ankua që të lejohen votat serbe të kontrabanduara nga Serbia, as Lista Serbe nuk u ankua. Pra gjithçka është për pozitë. Ajo që na zuri në befasi ishte edhe takimi me Marko Gjuriqin”, ka thënë ndër të tjerash Ismaili.

“LDK-LVV nuk kanë koalicion, por kanë lidhje martesore”, u shpreh Ismaili.


MË SHUME NGA Lajme