Veton Berisha tregon pse nuk e votoi Qeverinë Kurti
BKT
Lajme

Veton Berisha tregon pse nuk e votoi Qeverinë Kurti

Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha pas votimin të ekzekutivit të ri, ani pse nuk e ka votuar Qeverinë Kurti, tha se pret nga ky i fundit që të ketë iniciativa për komunitetin egjiptian.

Sipas tij, në rast se do të ishte nevoja për votën e tyre për formimin e qeverisë, atëherë do të ishte i gatshëm të votojë pro. Madje, edhe një herë ka potencuar që komunitetet duhet të ishin të përfaqësuar me ministri.

Deputeti Berisha tregoi arsyet e mos votimit të Qeverisë Kurti.

“Nuk pati nevojë, ishin votat e mjaftueshme, nuk do ta pengonim po të ishte e nevojshme krijimi i qeverisë, meqenëse pati vota të mjaftueshme atëherë nuk ishte e nevojshme që të jepet një votë, e që nuk jemi të përfaqësuar. I uroj Kurtit punë të mbarë edhe pse unë nuk kam qenë pjesë e votimit, shpresoj që kjo nuk do të ndikoj tek iniciativat e tij për komunitetin egjiptian”, u shpreh ai.


MË SHUME NGA Lajme