22:51 / 03.02.2020
Çitaku e uron Vjosa Osmanin dhe 5 ministret e Qeverisë Kurti
Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës.
Në një postim në 'Facebook', Çitaku thotë se Vjosa është gruaja e parë që kryen detyrën e kryetares së organit më të lartë legjislativ në Kosovë.
“Kuvendi i Kosovës sapo zgjodhi kryetaren e tij, Vjosa Osmanin. Vjosa është gruaja e parë që kryen detyrën e Kryetares së organit më të lartë legjislativ në Kosovë. Ky hap i madh vjen pas emërimit të 5 grave të mrekullueshme si ministre. Një ditë për gratë në Kosovë”, shkroi Çitaku.























